Ndërlidhjet

logo-print

OKB kritikon Çekinë për trajtimin e migrantëve


Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein.

Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein.

Shefi për të drejta të njeriut i Kombeve të Bashkuara, Zeid Ra'ad al-Hussein, ka kritikuar Republikën Çeke për politikën e ndalimit të migrantëve në “kushte poshtëruese”.

Zeid ka thënë se raporte të besueshme tregojnë se shkeljet e të drejtave të migrantëve në Çeki “janë sistematike”.

Ai ka përmendur në veçanti objektin e paraburgimit Bila-Jezova në veri të Pragës, duke thënë se edhe vetë ministri çek i Drejtësisë, Robert Pelikan, ka vlerësuar se ai është “më i keq se burgu”.

Zeid ka thënë se është po ashtu i alarmuar nga një diskurs publik i ksenofobisë, përfshirë edhe deklaratat islamofobike të presidentit çek, Millosh Zeman.

Zyra e Zemanit, megjithatë, ka hedhur poshtë kritikat, duke thënë se “presidenti, për kohë të gjatë, ka paralajmëruar për kërcënimin e fundamentalizmit islamik" dhe se "ai qëndron pas mendimit të tij dhe nuk do ta ndryshojë atë nën presionin nga jashtë”.

Republika Çeke kundërshton sistemin me kuota të Bashkimit Evropian për shpërndarjen e refugjatëve në mesin e 28 vendeve anëtare të bllokut.

XS
SM
MD
LG