Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga mirëpret miratimin e MSA-së


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka mirëpritur vendimin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian për miratimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Kemi rrugë të gjatë para vetes, por kjo rrugë tashmë është e qartë dhe e pakthyeshme”, ka thënë presidentja Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

Këshilli i BE-së ka miratuar sot MSA-në për Kosovën, duke i hapur rrugë nënshkrimit të saj më 27 tetor në Strasburg.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje shënon vendosjen e parë të marrëdhënieve kontraktuale të Kosovës me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG