Ndërlidhjet

Ambasada amerikane "përkrah reformat" në UP


Ilustrim
Ilustrim

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, përmes një kumtese për media, ka thënë se vazhdon të përkrahë reformat që janë duke u zbatuar nga Rektori i Universitetit të Prishtinës (UP).

“Një arsimim universitar modern dhe cilësor do të pajisë rininë me shkathtësitë që i duhen për të ardhmen dhe do të kontribuojë për integrimin evropian të Kosovës”.

“Ne inkurajojmë të gjitha përpjekjet që kontribuojnë për një mjedis të cilësisë së shkëlqyer akademike dhe integritetit akademik për gjeneratën e ardhshme udhëheqëse të Kosovës”, thuhet në kumtesën e ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ajo vjen një ditë pasi Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës ka shkarkuar nga pozita rektorin e UP-së, Ramadan Zejnullahu, për, siç është thënë, shkelje ligjore, bllokim të mbledhjeve të Senatit të Universitetit, ndërprerje të konkurseve për studime të doktoratës e të tjera.

Sot, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, e ka shfuqizuar vendimin për shkarkim.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG