Ndërlidhjet

Ylli holandez i futbollit vuan nga kanceri në mushkëri


Ilustrim
Ilustrim

Ish-futbollisti holandez, Johan Cruyff, është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Ish-lojtari i Ajax-it dhe Barcelonës, 68 vjeç, është njoftuar për sëmundjen këtë javë, ka thënë zëdhënësi i tij.

Cruyff, tre herë fitues i Topit të Artë, i ka ndihmuar Holandës të arrijë finalen e Kupës Botërore në vitin 1974, të cilën e ka humbur kundrejt Gjermanisë Perëndimore.

Ai po ashtu ka fituar tri herë Kupën Evropiane me Ajax-in dhe pastaj ka vazhduar me Barcelonën, si lojtar dhe trajner.

Barcelona e ka fituar për herë të parë Kupën Evropiane me Cruyffin në vitin 1992.

XS
SM
MD
LG