Ndërlidhjet

Votimi në UNESCO: Serbia “do t’ia mbajë në mend” Malit të Zi…


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se nuk është i lumtur me mbështetjen që i kanë dhënë Mali i Zi dhe Maqedonia përafrimit të Kosovës me UNESCO-n.

Ai ka thënë se nuk do të mbajë mëri, sepse këto shtete drejtojnë politikat e tyre, porse “do t’ua mbajë në mend”.

“Mesazhi im për qytetarët e Serbisë është: Kokën lart, sado që të jetë e vështirë”, ka thënë Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Të mërkurën, bordi ekzekutiv i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) ka votuar në favor të kërkesës për të pranuar Kosovën si shtet anëtar.

Rekomandimi për anëtarësimin e Kosovës është miratuar me 27 vota për, 14 kundër dhe 14 abstenime.

XS
SM
MD
LG