Ndërlidhjet

Nesër Marsh Paqësor nga Organizatat e Shoqërisë Civile


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Shoqëria Civile do të organizoj nesër një marsh paqësor për të kërkuar qetësim të situatës politike në vend, duke kërkuar të mos ketë dhunë në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se “organizatat e shoqërisë civile, të premten 23 Tetor 2015 duke filluar nga ora 11:00 do të organizojnë një marsh paqësor simbolik për të adresuar mesazhet e tyre lidhur me zhvillimet e fundit.“

Organizatat e shoqërisë civile kanë paraqitur tri kërkesa që kanë të bëjnë me zgjidhjen e krizës në të cilën është futur Kuvendi i Kosovës, javëve të fundit.

Nisja dot bëhet nga Sheshi Zahir Pajaziti në ora 11:00 dhe përfundon tek Kuvendi i Kosovës ne 11:30.

XS
SM
MD
LG