Ndërlidhjet

Turqia arreston 12 persona të dyshuar si pjesëtarë të IS


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

12 qytetarë me shtetësi ruse, të dyshuar për lidhjet e tyre me grupin Shteti Islamik (IS) janë arrestuar në Ankara.

Siç raportojnë mediat turke, policia në Istambul i ka arrestuar ata gatë bastisjeve me datë 20 dhe 21 tetor.

Sipas raportimeve mësohet se të gjitha ata janë nga Kaukazi veriorë i Rusisë.

Një nga të dyshuarit i identifikuar si Mohammed al-Haj, raportohet të jetë nga Çeçania, përderisa të tjerët janë nga Dagestani.

Nëntë nga të arrestuarit besohet se do të shkonin në Siri, përmes Turqisë, për t’u bashkuar me militantët e IS.

Zëvendësdrejtori i parë i Shërbimit federal të sigurisë në Rusi, Sergei Smirnov, më herët kishte thënë se afro 2,400 shtetas të Rusisë po luftojnë në radhët e militantëve të Shtetit Islamik dhe grupet e tjera ekstremiste myslimane në Siri dhe Irak.

XS
SM
MD
LG