Ndërlidhjet

Clinton dëshmon për sulmin në Libi


Hillary Clinton.
Hillary Clinton.

Ish sekretarja e shtetit, Hillary Clinton ka mbrojtur vendimin e saj që lidhet me sulmin e vitit 2012, të kryer në ambasadën amerikane në Bengazi të Libisë.

Ajo u ka thënë hetuesve të Kongresit, se as Washingtoni por as zyrtarë të ushtrisë amerikane, nuk e kanë mohuar kërkesën për mbështetje të personelit atje.

Deklaratat e Hillary Clinton u bënë gjatë dëshmisë së saj para Komisionit të emëruara nga Shtëpia e Bardhë, e cila po heton rrethanat e sulmit, në të cilin u vra ambasadori amerikan Christopher Stevens dhe tre shtetas tjerë amerikanë.

Clinton nuk e ka kritikuar shumë panelin, i cili përbëhet nga republikanët,përderisa ka vlerësuar personelin amerikan jashtë vendit, i cili punon në rrethana të rrezikshme ka thënë Clinton.

“Ne kemi nevojë për lidership, cili e vendosë sigurinë nacionale para politikës dhe ideologjive,” ka thënë ajo para panelit.

“Ne duhet të debatojmë mbi bazën e fakteve, e jo frikës.”

Hillary Clinton, e cila është kandidate nga rrathët e republikanëve, në garën për president të Shteteve të Bashkuara, është akuzuar nga kongresistët republikan për “mungesë të përgjegjësi” në rastin në Bengazi të Libisë.

XS
SM
MD
LG