Ndërlidhjet

Vritet një ushtar amerikan gjatë operacionit për shpëtimin e pengjeve


Foto ilustruese.

Foto ilustruese.

Forcat amerikane dhe ato të Irakut kanë shpëtuar dhjetëra pengje të cilët ishin ballafaquar me “ekzekutim në masë” nga militantët e grupit të Shtetit Islamik.

Raportohet se edhe një ushtarë amerikan është vrarë gjatë operacionit.

Zëdhënësi i departamentit amerikan të mbrojtjes, Peter Cook ka thënë se operacioni është zhvilluar sot në një burg në veri të Irakut, në qytetin Hawijah.

Ai ka thënë se 70 pengje janë liruar nga burgu prej trupave kurde në Irak, në bashkëpunim me trupat speciale amerikane.

Operacioni është ndërmarrë “pas marrjes së informatave se pengjet po rrezikohen për ekzekutim masive,” ka thënë Cook.

Pesë militantë të grupit të Shtetit Islamik janë arrestuar dhe “një numër” janë vrarë. Më shumë se 20 anëtarë të forcave të sigurisë së Irakut dhe disa të tjerë janë liruar.

Vdekja e ushtarit amerikan është e para që nga tërheqja e ushtrisë amerikane nga Irakut, më 2011.

XS
SM
MD
LG