Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Të përforcohen marrëdhëniet SHBA-Pakistan


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se ai dëshiron të thellojë marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Pakistanit.

Obama i ka bërë këto komente gjatë takimit me kryeministrin e Pakistanit Nawaz Sharif, në Shtëpinë e Bardhë.

Obama ka thënë se Amerika dhe Pakistani kanë marrëdhënie të mira jo vetëm në fushën e sigurisë, por edhe në atë shkencore dhe ekonomike.

Zyrtarët kanë raportuar se në agjendën e liderëve përfshihen edhe ndihma e amerikanëve për Pakistanin dhe vonesat e fillimit të negociatave për paqe me Afganistanin.

Vizita e kryeministrit Sharif vjen një pasi presidenti Obama ka tërhequr vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, deri në përfundimi të mandatit të tij.

SHBA-ja është duke kërkuar nga Pakistani që të jetë ndërmjetësuese në bisedimet paqësore mes forcave qeveritare ne Afganistan dhe talibanëve.

XS
SM
MD
LG