Ndërlidhjet

Obama: Pakistani të kufizojë programin bërthamorë


Pamja nga takimi.

Pamja nga takimi.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka kërkuar nga Pakistani që të shmangë rrezikun për destabilizimin e zhvillimeve në programin e saj bërthamorë, derisa është duke ndihmuar vendosjen e paqes midis qeverisë afgane dhe talibanëve.

Obama ka zhvilluar një takim dje me kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif, në Shtëpinë e Bardhë, pas tensioneve që janë rritur sërish midis Pakistanit dhe fqinjëve të saj , Indisë dhe Afganistanit.

Washingoni ka shprehur shqetësimin për zhvillimin e programeve bërthamore të Pakistanit dhe është duke u munduar atë që ta bindë për kufizime.

Megjithatë Pakistani ka mohuar se do të kufizojë programin e armëve dhe programit bërthamorë, me arsyetimin se këto janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga ndonjë sulm i papritur nga India.

SHBA-ja është duke kërkuar nga Pakistani që të jetë ndërmjetësuese në bisedimet paqësore mes forcave qeveritare ne Afganistan dhe talibanëve.

Vizita e kryeministrit Sharif vjen një pasi presidenti Obama ka tërhequr vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani, deri në përfundimi të mandatit të tij.

XS
SM
MD
LG