Ndërlidhjet

Gjeorgji: Protestë në përkrahje të lirisë së mediave


Pamje nga protesta.
Pamje nga protesta.

Me mijëra demonstrues kanë marshuar në kryeqytetin Tbilsi të Gjeorgjisë, kundër qeverisë gjeorgjiane, pas akuzave se qeveria është duke tentuar ta mbyllë televizionin më të madh.

Derisa mijëra protestues marshuan kundër asaj që cilësohet të jetë goditje për lirinë e shtypit, e nxitur nga një betejë e qeverisë ndaj televizioni Rustavi 2 TV, të cilën qeveria e cilëson si “zëdhënëse” të partisë kryesore opozitare.

Protestuesit kanë bartur pankarta me mbishkrimet “Duart larg nga Rustav 2 TV” dhe “Rustavi 2 i përket qytetarëve”.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSCE) ka tërhequr vërejtjen se mosmarrëveshjet mund të dëmtojnë lirinë e mediave.

XS
SM
MD
LG