Ndërlidhjet

logo-print

Putin: Assad i gatshëm të bashkëpunojë me grupet rebele


Pamja nga takimi.

Pamja nga takimi.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se qeveria e Sirisë është e gatshme të bashkëpunojë me grupet rebele, që janë të gatshme të luftojnë kundër të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS).

Putin ka thënë se ka pyetur presidentin sirian Bashar al-Assad se si e vlerëson ai një veprim të tillë.

“Ai është përgjigjur pozitivisht”, ka thënë Putin në një konferencë të mbajtur në jug të Rusisë.

Putin ka apeluar tek grupet kurde qe t'i bashkohen qeverive te Sirisë dhe Irakut, në luftë kundër IS-it.

Megjithatë grupet rebele në Siri, kanë kërkuar largimin e Assadit nga pushteti, si kusht për fillimin e negociatave për të gjetur zgjidhje politike në Siri.

XS
SM
MD
LG