Ndërlidhjet

Takohen Kerry- Lavrov për krizën në Siri


Foto arkivi.
Foto arkivi.


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry do të takohen sot për për të diskutuar rreth krizës në Siri.

Gjatë takimit në Vjenë do të jenë të pranishëm edhe ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Arabisë Saudite.

Takimi vjen pas vizitës së befasishme të presidentit sirian Bashar al Assad në Moskë, më 20 tetor.

Washingtoni ka thënë se nuk e ka mirëpritur vizitën e Assadit në Rusi, që është vizita e tij parë jashtë vendit, që nga fillimi i krizës në Siri, më 2011.

Më 30 shtator Rusia kishte filluar sulmet në Siri, kundër siç thotë, të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Washingtoni dhe aleatët e tij e kanë kritikuar Rusinë se kryesisht është duke sulmuar caqet kundër grupeve rebele, që luftojnë kundër forcave qeveritare.

XS
SM
MD
LG