Ndërlidhjet

Tragjedi në Francë, humbin jetën 42 persona


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

42 persona kanë humbur jetën pas një aksidenti mes një autobusi dhe një kamioni, në jug të Francës.

Autoritetet kanë raportuar se edhe pesë persona të tjerë janë lënduar pas aksidentit mes dy automjeteve.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Puisseguin, 57 kilometra në lindje të rajonit Bordeaux.

Autobusi po barte 50 pasagjerë. Mediat raportojnë se udhëtarët ishin kryesisht persona të moshuar.

Nga Athina, ku po qëndron për vizitë presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se janë mobilizuar të gjitha shërbimet emergjente dhe se ai është “zhytur në pikëllim nga tragjedia.”

XS
SM
MD
LG