Ndërlidhjet

Gjermania pret një numër rekord të migrantëve, prej më shumë se 800 mijë vetëm gjatë këtij viti.

Me masat e reja që Gjermania pritet t’i ndërmarrë, Berlini ka për qëllim që të përballojë më lehtë, numrin e paprecedentë të valës së migrantëve.

Masat e reja kanë për qëllim që të përshpejtojnë procedurat e largimit të migrantëve nga Evropa lindore, në mënyrë që përqendrimi të jetë tek migrantët që vinë nga Siria, Iraku dhe Afganistani.

Peter Altmaier, nga kabineti i kancelares gjermane ka thënë se masat e reja, pritet të hyjnë në fuqi prej 1 nëntorit.

“Duam që t’i përshpejtojmë procedurat e kthimit të atyre migrantëve, të cilëve i është refuzuar qëndrimi në Gjermani.”

Mbështetja për kancelaren gjermane Angela Merkel ka rënë, përshkak të shqetësimeve nga kriza e migrantëve.

XS
SM
MD
LG