Ndërlidhjet

Merkel: Marrëveshja me Ukrainën, nuk është kundër Rusisë


Pamje nga fjalimi në konferencë.
Pamje nga fjalimi në konferencë.

Kancelaria gjermane, Angela Merkel ka thënë se marrëveshja për tregti të lirë me Ukrainën, nuk është kundër Rusisë.

Merkel ka thënë gjatë konferencës ekonomike Gjermani-Ukrainë, se Gjermania dëshiron të ketë lidhje të mira ekonomike me Ukrainën dhe Rusinë.

“Në të kundërtën, ne duam që Ukraina të ketë lidhje të mira ekonomike me BE-në, Gjermaninë por edhe me Rusinë,” ka thënë ajo.

Marrëveshja e Asociimit BE-Ukrainë është nënshkruar vitin e kaluar.

Merkel ka inkurajuar Ukrainën që të vazhdojë reformat e saja ekonomike dhe ta luftojnë korrupsionin.

Ajo ka thënë se bizneset gjermane janë të gatshme të investojë atje, nëse krijohen kushte të mira.

XS
SM
MD
LG