Ndërlidhjet

Në “lojë“ formimi i shumicës së re parlamentare


Shkup

Shkup

Partitë politike në Maqedoni, po zhvillojnë konsultime me përfaqësuesuesit ndërkombëtarë në përpjekje për dalje nga situata e krijuar pas bllokimit të bisedimeve për zbatimin e pikave të marrëveshjes politike.

Marrëveshja përmban kompetencat e ministrave që duhet të udhëheqë opozita në qeverinë kalimtare, pastaj për propozim-ligjin për ndalimin e publikimit të bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve, por edhe për çështje tjera.

Bllokimi i këtyre pikave të marrëveshjes politike ka bllokuar edhe punën e prokurores speciale e cila duhet të hetojë atë që njihet si aferë e përgjigmeve.

Këshilli i Prokurorëve tani disa ditë bllokon kompletimin e ekipit të prokurores, Katica Janeva.

Njohësit e çështjeve politike, thonë se dështimi i bisedimeve mund të çojë në dështimin edhe të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të parapara për 24 prill të vitit të ardhshëm, që në rast se ndodhë do të kishte pasoja të rënda për vendin.

“Nëse marrëveshja politike nuk realizohet në tërësi në afatin e paraparë, atëherë vlerësoj se zgjedhjet duhet të shtyhen për aq kohë sa është shtyrë afati për zbatimin e pikave të marrëveshjes".

"Megjithatë, nëse në ditët e ardhshme nuk gjendet ndonjë zgjidhje për zhbllokimin e bisedimeve, është më se e qartë se e gjithë marrëveshja do të dështojë dhe në këtë rast Maqedonia do të gjendet në situatë edhe më të ndërlikuara“, thotë analisti Mitko Gaxhovski.

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se në rast të dështimit të marrëveshjes nuk përjashtohet edhe mundësia e kërkimit të alternativa tjera, siç është edhe formimi i një shumice të re parlamentare, por pa VMRO-DPMNE-në e kryeministrit, Nikolla Gruevskit.

Kjo do të mund të arrihej në rast se qeverinë do ta braktiste Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që drejtohet nga Ali Ahmeti për të formuar shumicë të re me LSDM-në opozitare dhe Partinë Demokratike Shqiptare të Menduh Thaçit.

“Është në interes të shtetit që kjo krizë të kapërcehet. Por, nëse pengesa kryesore për këtë është VMRO-DPMNE-ja ashtu siç apostrofohet edhe nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, atëherë zgjidhja institucionale e krizës do të ishte më e pa dhimbshme se sa alternativa tjetër, ajo e rrugës, apo e ndonjë destabilizimi tjetër më të madh të vendit".

"Është një opcion i cili do të ishte më pak i dhimbshëm, institucional dhe që do të reflektonte legjitimitetin e votuesve, të popullatës në Maqedoni. Pra, krijimi i një shumice të re do të nënkuptonte krijimin e një legjitimiteti të ri, i cili do të nxirrte vendin nga kriza“, thotë Neziri.

Megjithatë, sipas tij, me rëndësi është që në një shumicë të re parlamentare, apo më konkretisht në ekzekutivin e ri të mos ketë vend për njerëzit e inkriminuar në veprime të jashtëligjshme.

Kjo, sipas Nezirit, para se gjithash vlen për partitë shqiptare, apo për zyrtarë të caktuar të BDI-së dhe PDSH-së që po ashtu janë pjesë e aferës së përgjimeve.

Por, sa një shumicë e tillë parlamentare mund të nxis reagime, apo të ketë efekte negative në planin entik, në mobilizimin e një strukture të caktuar për faktin se jashtë një shumicë të tillë do të mbetej VMRO-DPMNE-ja, si fituese e zgjedhjeve të fundit?

Neziri nuk e përjashton një mundësi të tillë edhe pse siç thekson ligjet aktuale nuk e përjashtojnë formimin e shumicës së re.

“Unë mendoj se do të sjellë atë rrezikun dhe VMRO-ja do të luaj në kartën nacionaliste duke propaganduar para maqedonasve entik se ky me këtë shkilet vulllneti i tyre se kush duhet të udhëheq me shtetin".

"Megjithatë, gjërat në këtë rast duhet shikuar në rrafshin qytetar e shtetëror dhe jo në rrafshin etnik. Nëse VMRO-ja si parti nuk ka shumicën apsolute në Kuvend, pra ajo nuk përfaqëson edhe shumicën e qytetarëve të Maqedonisë, shumicë e cila mund rigrupohet në një koalicion të ri qeveritar i cili do të përfshinte LSDM-në opozitare dhe dy partitë parlamentare BDI dhe PDSH“, thotë Neziri.

Bllokimi i bisedimeve është kritikuar ashpër nga përfaqësuesit ndërkombëtar. Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han që ka ndërmjetësuar arrtijen e marrëvëshjes ka akuzuar krerët e partive për mungesë të lidershipit që sipas tij do të ketë pasoja për vendit.

Ndërkohë, ndërmjetësuesi tjetër ndërkombëtar, Piter Van Hojt ka thënë se Maqedonia mund të përballet me skenarin bjellorus të futjes së zyrtarëve të në listë të zezë dhe bllokimit të llogarive bankare në rast se shpallet e dështuar marrëveshja politike.

Ai gjithashtu nuk e ka përjashtuar mundësinë që Maqedonia të humb rekomandimin për nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG