Ndërlidhjet

IOM: Rritet fluksi i migrantëve në Greqi


Foto ilustruese.
Foto ilustruese.

Organizata Ndërkombëtarë për Migrim (IOM) ka thënë se nga vala e fundit e migrantëve në Greqi, për vetëm pesë ditë kanë hyrë 48 mijë migrantë.

Sipas IOM, kjo është java me numrin më të madh të migrantë, deri tash.

Sipas IOM shifra aktuale e migrantëve që kanë hyrë në BE, është 681 mijë.

Në të njëjtën kohë, Agjencia e OKB-së për refugjatë (UNHCR) ka thënë se sulmet ajrore ruse, në Siri dhe përshkallëzimi i luftimeve në Aleppo, kanë ndikuar në "dinamikën e zhvendosjes.”

Por, Amin Awad, drejtori i UNHCR-së për Lindje të Mesme ka thënë se këta dy faktorë nuk kanë kontribuuar në eksodin e migrantëve.

Awad ka thënë se numri i të zhvendosurve brenda Sirisë ka rënë nga 7.6 milionë në 6.3 milionë.

XS
SM
MD
LG