Ndërlidhjet

FMN: Bllokimi i Kuvendit ndikon ne ekonominë e Kosovës


Pamje nga takimi.

Pamje nga takimi.

Ministri i Financave i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur sot një konferencë për media me përfaqësuesin e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Jacques Miniane dhe Guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza.

Në një komunikatë të lëshuar nga ministria e Financave thuhet se ata janë dokorduar se Kosova është duke shënuar përparim të mirë në kuadër të programit të saj ekonomik, porse zhvillimet e fundit në Kuvend “ mund të humbin besimin e investitorëve të mundshëm për të investuar në Kosovë.”

Udhëheqësi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Jacques Miniane, ka thënë se Kosova ka pasur performancë të mirë në kuadër të programit ekonomikë.

“Në këtë kuptim, kemi vërejtur, me një shkallë shqetësimi, se javët e fundit aktivitetet parlamentare kanë ngecur. Një gjë e tillë po vonon miratimin e ligjeve të rëndësishme, disa prej të cilave janë kruciale për reformat ekonomike qeveritare dhe zbatueshmërisë se programit të Kosovës të mbështetur nga Fondi. Më së rëndësishmi, situata në parlament rrezikon cenimin e besimit të investitorëve, përfundimisht në dëm të të gjithë qytetarëve”.

“Rritja ekonomike e Kosovës sivjet ka shënuar trende shumë pozitive krahasuar me vitin e kaluar, vlerësimet e Ministrisë së Financave janë që kjo rritje të jetë 3.8% që është mjaft e lartë krahasuar me vitin e kaluar, dhe presim që vitin e ardhshëm në 2016 të shkojmë afër 4 % rritje ekonomike,” ka shtuar ministri i financave Avdullah Hoti .

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), i kryesuar nga Jacques Miniane vizitoi Prishtinën në periudhën 12 – 23 tetor për të kryer rishikimin e parë të programit ekonomik të Kosovës të mbështetur me Marrëveshjen Stand By (MSB).

XS
SM
MD
LG