Ndërlidhjet

Rebelët në Donjeck dëbojnë Mjekët pa Kufij


Drejtori i operacioneve të Mjekëve pa Kufij, Bart Janssens.

Drejtori i operacioneve të Mjekëve pa Kufij, Bart Janssens.

Rebelët pro-rusë në Donjeck të Ukrainës kanë thënë se kanë ndaluar të operojë organizatën bamirëse Mjekët pa Kufij, për shkak të “shkeljeve të ligjeve lokale”.

“Mund të konfirmoj vendimin për të hequr akreditimin e saj”, ka thënë për agjencinë AFP një përfaqësues i republikës së vetëshpallur të Donjeckut.

Drejtori i operacioneve të Mjekëve pa Kufij, Bart Janssens, ka thënë se vendimi është “jashtëzakonisht shqetësues”.

“Mjekët pa Kufij janë lojtari më i madh në rajon dhe tani na duhet të ndalojmë trajtimin e njerëzve”, ka thënë Janssens.

XS
SM
MD
LG