Ndërlidhjet

Sulm vdekjeprurës në festën e shiitëve në Pakistan


Pakistan
Pakistan

Policia në Pakistan ka thënë se së paku 14 njerëz janë vrarë dhe 30 janë plagosur nga një sulm vetëvrasës në një festë shiite në qytetin Jakobabad.

Autoritetet spitalore kanë thënë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike dhe se numri i të vrarëve mund të rritet.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, por dyshimet bien mbi ekstremistët sunitë.

Myslimanët shiitë në Pakistan janë duke shënuar martirizimin e Imamit Husein – nipit të Profetit Muhamed – mbi 1,300 vjet më parë.

Festa e Ashurës konsiderohet si ditë zie, kur burrat shiitë performojnë akte të vetëshkatërrimit.

XS
SM
MD
LG