Ndërlidhjet

Obama emëron mbikëqyrës të ri të fushatës anti-IS


Brett McGurk
Brett McGurk

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka emëruar Brett McGurkun si të dërguar të ri të koalicionit që udhëheq SHBA-ja kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Emërimi është shpallur të premten nga Shtëpia e Bardhë.

McGurk zëvendëson gjeneralin John Allen, i cili ka dhënë dorëheqje pas 13 muajsh mbikëqyrjeje të fushatës anti-terroriste.

McGurk, këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për Irakun, ka qenë zëvendës i Allenit.

Obama e ka përshkruar atë si “njërin prej këshilltarëve më të besueshëm për Irakun”.

Presidenti ka shprehur “mirënjohje të thellë” edhe për gjeneralin Allen.

XS
SM
MD
LG