Ndërlidhjet

logo-print

Delawie: Progresi nuk është i mundur pa një Kuvend funksional


Ambasadori Greg Delawie, foto arkivi

Ambasadori Greg Delawie, foto arkivi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka reguar përmes rrjetit social Twitter, mbi zhvillimet e fundit në Kuvend.

"Progresi në Kosovë nuk mund të arrihet pa një Kuvend funksional", ka thënë ambasadori amerikan.

Ligjvënësit e Kuvendit të Kosovës, ende gjenden brenda ndërtesës së këtij institucioni, në pritje të një vendimi për vazhdimin ose jo të seancës, e cila edhe të premten u ndërpre nga partitë politike në opozitë.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, që të trija në opozitë, e bllokuan seancën e Kuvendit të Kosovës, duke hedhur gaz lotsjellës në kohën kur pritej të niste seanca, pas orës 16:00.

XS
SM
MD
LG