Ndërlidhjet

Policia shpërndan turmën para Kuvendit me gaz lotsjellës


Pamje nga protesta para Kuvendit

Pamje nga protesta para Kuvendit

Njësitet speciale të Policisë së Kosovës kanë ndërhyrë për të shpërndarë turmën e mbledhur para Kuvendit të Kosovës, e cila ka qëndruar aty që nga orët e pasdites, në mbështetje të forcave politike në opozitë.

Këto të fundit kanë hedhur tre herë brenda ditës së sotme gazin lotsjellës, në përpjekje për të bllokuar punimet në Kuvend, në shenjë kundërshtimi me marrëveshjet e arritura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë njoftojnë se policia ka përdorur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën, kurse protestuesit janë kundërpërgjigjur me gurë.

Skenat e dhunshme tani shihen në disa rrugë të Prishtinës, ndërsa njësitet speciale përpiqen të shpërndajnë protestuesit.

XS
SM
MD
LG