Ndërlidhjet

Propozohet një mision kontrolli në kufirin Greqi-Maqedoni-Shqipëri


Migrant në Maqedoni pasi e kanë kaluar kufirin nga Greqia
Migrant në Maqedoni pasi e kanë kaluar kufirin nga Greqia

Liderët e Bashkimit Evropian dhe ata të Ballkanit po e shqyrtojnë çështjen e mbështetjes së krijimit të një misioni të ri për kontroll në kufirin e Greqisë me Shqipërinë dhe Maqedoninë, thuhet në një propozim-deklaratë të përgatitur për bisedimet për krizën e migrantëve nesër në Bruksel.

Ky operacion i ri i Agjencisë së kufirit të Bashkimit Evropian, Frontex, do të fokusohej në kontrollin në dalje dhe “regjistrimin e refugjatëve dhe migrantëve të cilët ende nuk janë regjistruar në Greqi”, thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve, raporton agjencia DPA.

Ky dokument fton për “implementim të menjëhershëm të masave bilaterale të mirëbesimit të ndërlidhura me kufirin” ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

Të dy vendet ende janë në një armiqësi të gjatë, pasi Greqia thotë se ky është emër i një province të saj.

Propozim-deklarata ende mund të ndryshoj para takimit të jashtëzakonshëm, që mbahet nesër në Bruksel. Ky takim është thirrur nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

XS
SM
MD
LG