Ndërlidhjet

Afganistan: Rritet numri i të vrarëve në spitalin në Kunduz


Pamje e të plagosurve nga sulmi i 3 tetorit në një spital në Kunduz të Afganistanit
Pamje e të plagosurve nga sulmi i 3 tetorit në një spital në Kunduz të Afganistanit

Organizata Mjekët pa Kufij tha se numri i të vrarëve nga sulmi ajror i Shteteve të Bashkuara ndaj një spitali të saj në pjesën veriore të Afganistanit, është rritur në 23 vetë, pasi është konfirmuar vdekja e një pjesëtari të personelit të kësaj organizate.

Deri tash numri i të vrarëve ishte 22.

Mjekët pa Kufij thanë mbrëmë se nga sulmi më 3 tetor janë vrarë 13 anëtarë të personelit dhe 10 pacientë, ndërsa ka edhe shumë të plagosur.

Kjo organizatë po përpiqet ta përcaktoj identitetin e shtatë trupave të pajetë, që janë gjetur nën gërmadha dhe ishin varrosur.

Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kërkuar falje për këtë sulm ajror, ndërsa komandanti i forcave të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s në Afganistan, tha se ky sulm ishte gabim.

Hetimet për këtë sulm ajror po vazhdojnë.

XS
SM
MD
LG