Ndërlidhjet

SHBA: Gjatë aksionit kundër IS-it janë gjetur të dhëna të fshehta


Ashton Carter gjatë një konference për gazetarë në Pentagon
Ashton Carter gjatë një konference për gazetarë në Pentagon

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Ashton Carter, tha se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë gjetur “vend të fshehtë të rëndësishëm” të inteligjencës për grupin militant, Shteti Islamik (IS), gjatë ndërhyrjes në pjesën veriore të Irakut, me ç’rast u liruan 70 persona të zënë nga militantët.

Forcat e operacioneve speciale të Shteteve të Bashkuara dhe pjesëtarët kurdë të forcave Peshmerga, e sulmuan një burg të IS-it afër qytetit Havijah, në pjesën veriore të Irakut, ditën e premte, me ç’rast i liruan personat e zënë, që ballafaqoheshin me ekzekutim të menjëhershëm.

“Shuma e gjithë kësaj është se do të ketë inteligjencë të vlefshme nga kjo”, tha zoti Carter, mbrëmë vonë në Pentagon.

Gjatë këtij aksioni është vrarë edhe një ushtar amerikan. Ky është pjesëtari i parë i vrarë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara prej se ka filluar fushata kundër militantëve të Shtetit Islamik, para më tepër se një viti.

Sekretari Carter tha se “është krenar” për ushtarin Joshua Wheeler, i cili është nderuar me shumë mirënjohje.

XS
SM
MD
LG