Ndërlidhjet

OKB: Nismë për mospërdorim të vetos në KS lidhur me krime lufte


Pamje e një seanceje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pamje e një seanceje të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Dhjetëra shtete kërkojnë që fuqitë botërore të mos e shfrytëzojnë të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për çështjet ku përfshihen vrasjet masive dhe krimet e luftës.

Kjo nismë ka për qëllim evitimin e bllokadës sikur që është ajo, që e ka paralizuar Këshillin e Sigurimit të OKB-së për luftën në Siri, meqë Rusia dhe Kina e kanë përdorë veton ndaj çfarëdo përpjekjeje për ta sanksionuar regjimin e presidentit, Bashar al-Assad.

I ashtuquajturi “Kod i Sjelljes”, që përkrahet nga 104 vende dhe Franca dhe Britania - anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit me të drejtë të vetos - praktikisht e ka mbështetjen e shumicës së vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara, me193 shtete.

Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Kina, që po ashtu, janë anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, nuk e kanë mbështetur këtë masë, e cila u bënë thirrje vendeve, që të përkushtohen të votojnë për rezoluta që synojnë përfundimin ose parandalimin e gjenocidit, krimeve të luftës ose krimeve kundër njerëzimit.

XS
SM
MD
LG