Ndërlidhjet

Jahjaga: Apel opozitës të heq dorë nga dhuna


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka shprehur shqetësimin e saj të thellë për zhvillimet në Kuvendin e Kosovës dhe jashtë tij.

"Skenat dhe veprimet e dhunshme në Kuvend janë të dënueshme dhe të papranueshme, mjetet e përdorura plotësisht në kundërshtim me parimet bazike të një rendi demokratik dhe një demokracie parlamentare", thuhet në deklaratën e presidentes Jahjaga.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të heqin dorë nga dhuna.

"Aspiratat e vendit tonë po rrezikohen thellësisht nga këto ngjarje dhe këto veprime po e dëmtojnë demokracinë që e kemi ndërtuar me mund. Apeloj te i tërë spektri politik që t'i kthehen normalitetit, që institucionet të vazhdojnë punën sepse kemi shumë sfida para vetes", ka theksuar Jahjaga.

XS
SM
MD
LG