Ndërlidhjet

Haradinaj kërkon dorëheqje të Mustafës dhe Thaçit


Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se ngjarjet e fundit në Kuvend dëshmojnë se në Kosovë është përmbysur edhe jeta parlamentare edhe sistemi demokratik.

Ai ka thënë se ka një këmbëngulje të madhe për t’iu ikur gabimeve të bëra të qeverisë, duke i sulmuar metodat e kundërshtimit të opozitës, madje në situata të caktuar edhe duke sajuar e shpifur kundër saj.

"Meqë nuk po shohim shenja të reflektimit as të përgjegjësisë politike, të dyshes Mustafa-Thaçi, meqë deri sot janë penguar të gjitha nismat për t’i dhënë zgjidhje këtyre temave, dhe meqë është provokuar kaq rëndë opozita edhe opinioni me “maskaradën” e djeshme në Kuvend, ne do të vazhdojmë t’i kundërshtojmë këto marrëveshje deri në tërheqje, ose dorëheqje të qeverisë", është shprehur Haradinaj.

Sipas tij, gjendja është e papranueshme dhe këtë e vërteton edhe fakti që në seancën e fundit në sallën e Kuvendit më shumë kishte policë se sa deputetë.

XS
SM
MD
LG