Ndërlidhjet

Shqipëri: Masa për mbrojtje të Ambasadës në Podgoricë


Pamje nga Tirana

Pamje nga Tirana

Ministria e jashtme e Shqipërisë e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm kundër Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë të Malit të Zi nga “protestuesit huliganë”.

Mëtutje, në deklaratën e ministrisë u bëhet thirrje autoriteteve të Malit të Zi, që të “ndërmarrin të gjitha masat e domosdoshme për mbrojtjen e ndërtesës së Ambasadës dhe objektet e tjera, për të siguruar aktivitet normal të saj dhe integritet të personelit dhe për t’i sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këtë sulm”.

Ministria e jashtme ka theksuar se Shqipëria do të vazhdoj ta mbështes kursin evro-atlantik të rajonit.

“Përkushtimet për vlerat evro-atlantike mbesin të panegociueshme dhe nuk do të ndalen nga grupet e huliganëve, idetë e të cilëve e kërcënojnë integrimin e ardhshëm të rajonit tonë”, theksohet në fund të kumtesës së Minsitrisë së jashtme të Shqipërisë, lidhur me sulmin e mbrëmshëm kundër Ambasadës së Shqipërisë në Podgoricë të Malit të Zi.

XS
SM
MD
LG