Ndërlidhjet

Bruksel: Mbahet samiti i liderëve të BE-së dhe Ballkanit


Refugjatët duke pritur në Shpielfeld të Austrisë afër kufirit me Slloveninë
Refugjatët duke pritur në Shpielfeld të Austrisë afër kufirit me Slloveninë

Zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm sot në Bruksel lidhur me krizën e refugjatëve në Evropë, pas kërcënimeve nga tri vende se do t’i mbyllin kufijtë e tyre, nëse vendet veriore të BE-së e ndalin pranimin e migrantëve.

Në këtë samit, që e ka thirrur presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pritet të marrin pjesë liderët e tetë vendeve të BE-së, që më së shumti janë goditur nga kjo krizë, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe liderët e shteteve joanëtare, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Bullgaria, Rumania dhe Serbia, dje kanë tërhequr vërejtjen se nuk do të lejojnë të shndërrohen në “zonë neutrale” për dhjetëra mijëra migrantë, kryesisht nga Siria, Iraku dhe Afganistani, që synojnë të arrijnë në disa vende më të zhvilluara të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov, tha pas bisedimeve me liderët e Rumanisë dhe Serbisë në Sofje, se këto tri vende do t’i mbyllin kufijtë “në momentin e njejtë” kur Gjermania, Austria dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore i mbyllin kufijtë e tyre.

XS
SM
MD
LG