Ndërlidhjet

logo-print

OKB: Është shënuar përvjetori i 70-të


Shtëpia e Operas në Sidnej të Australisë

Shtëpia e Operas në Sidnej të Australisë

Në shumë qytet të botës mbrëmë objektet kryesore janë shndërruar në ngjyrë të kaltër, për ta shënuar 70 vjetorin e Kombeve të Bashkuara.

Më se 200 objekte dhe ndërtesa të njohura në 60 vende, janë ndriçuar me ngjyrë të kaltërt, që është ngjyra zyrtare e OKB-së.

Ky manifestim global ka filluar në Zelandën e Re dhe pastaj në Shtëpinë e Operas në Sidenj të Australisë dhe ka vazhduar në shumë vende të botës.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është shprehur se shpreson se “duke e shndërruar botën në të kaltërt të OKB-së për një ditë, ne mund ta ndriçojmë rrugën për të nesërmen më të mirë”.

Më 24 tetor shënohet hyrja në fuqi e Kartës së Kombeve të Bashkuara në vitin 1945 dhe kjo ditë festohet si Dita e Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG