Ndërlidhjet

Sa dinë të rinjtë për UNESCO-n?


UNESCO
UNESCO

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës kanë thënë se me anëtarësimin eventual në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), vendi përfiton një mjet komunikimi diplomatik dhe një mundësi të mirë për zërin e saj në një platformë globale.

Në rrafshin praktik, në shkencë, kulturë dhe arsim, UNESCO mbulon mbi 70 programe të ndryshme, në të cilat Kosova do të mund të merrte pjesë, që në vitin e parë pas anëtarësimit eventual.

Këtu përfshihet edhe bashkëpunimi që nga fillet e edukimit të ulët e deri tek ai i lartë, si dhe në shkencë.

Kosova, gjithashtu, do të përfitonte për faktin se hyn në hartën e destinacioneve të trashëgimisë kulturore dhe të turizmit kulturor.

Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:04:30 0:00

Por, sa kanë njohuri të rinjtë lidhur me përfitimet e Kosovës me anëtarësimin eventual në UNESCO?

Në rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë disa nga të anketuarit thonë se Kosova do të ketë shumë përfitime, e disa të tjerë nuk ishin të informuar në lidhje me këtë.

Studenti Alban Krasniqi jep mendimin e tij:

Objektet kulturore përfitojnë një mbrojtje më të mirë, pasi që Kosova ka monumente autoktone me vlerë jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropë. Pra, unë di vetëm për anën kulturore, dhe nuk kam njohuri tjera se çka përfiton Kosova dhe çka obligohet në këtë rast Kosova, nëse bëhet anëtare e UNESCO-s”.

Por, jo edhe Besa Jakupi, ekonomiste me profesion, ka njohuri lidhur me atë se çka përfiton Kosova në rast të anëtarësimit në UNESCO.

Jo nuk e di , nuk jam e informuar se çka përfiton Kosova nga anëtarësimi në UNESCO. Duhet të dalë dikush dhe t’ua shpjegojë qytetarëve”, konsideron Besa.

E, Sadri Shehu, student në Fakultetin e Inxhinierisë, thotë se ka punuar në projekte të trashëgimisë kulturore, andaj anëtarësimi i Kosovës në UNESCO, sipas tij, do të thotë shumë për vendin.

“Unë jam marrë me projekte të trashëgimisë kulturore dhe mendoj se prej UNESCO-s do të kemi përfitim shumë të mirë, sidomos për disa njerëz që e duan trashëgimin kulturore. UNESCO do të ndërmarrë aksione për t’i ruajtur objektet me vlerë”, thotë Sadriu.

Mentor Morina, jurist me profesion, thotë se përveç trashëgimisë kulturore, përfitimet në UNESCO, për Kosovën, janë shumë më të mëdha, por mungojnë informatat e hollësishme:

“Të gjithë flasin vetëm për trashëgimi kulturore, por mendoj se ka shumë më shumë benefite që do të përfitojmë nga UNESCO. Unë nuk kam shumë njohuri pasi që është mungesë e njerëzve kompetent që të shpjegojnë se çka konkretisht përfiton Kosova si anëtare e UNESCO-s”.

Edhe Gazmend Badivuku, shprehet ngjashëm:

“Njohuritë për përfitimet e Kosovës nga anëtarësimi në UNESCO, i kam shumë modeste. Nuk di diçka konkrete, por shpresoj se ministri iPunëve të Jashtme, do ta shpjegojë se cilat janë përfitimet. Por, mendoj se Kosova duhet të kontribuojë për UNESCO-n për mbajtjen e shërbimeve të ndryshme investuese për monumentet historike”.

Mungesë të informacioneve në lidhje me përfitimet e Kosovës në rast të anëtarësimit në UNESCO shfaq edhe Behar Bajrami, student i Arkitekturës:

Për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e di që është, por nuk kam njohuri më shumë se çka saktësisht përfiton Kosova. Është organizatë edhe për edukim, arsim dhe shkencë”.

Ndërkaq Miradije Gashi thotë:

“Ruhet trashëgimia kulturore jo vetëm e Kosovës, por si trashëgimi botërore. Është identiteti i njerëzimit që në çdo pjesë të botës ruhet me monumentet e veta”.

Sidoqoftë kërkesa e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, pas votimit të saj pozitiv në Bordin Ekzekutiv të UNESCO-s, do të shqyrtohet dhe votohet në Këshillin e përgjithshëm të kësaj organizate, që mbahet nga data 3 deri më 18 nëntor të këtij viti.

Votimi eventual pozitiv për kërkesën e Kosovës, e bën atë anëtare me të drejta të barabarta në këtë organizatë.

XS
SM
MD
LG