Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Mbahen zgjedhjet lokale


Kryeministri Arseniy Yatsenyuk duke votuar në zgjedhjet e sotme lokale në Kiev të Ukrainës

Kryeministri Arseniy Yatsenyuk duke votuar në zgjedhjet e sotme lokale në Kiev të Ukrainës

Në Ukrainë po mbahen zgjedhjet lokale, që shihen si provë e mbijetesës së koalicionit qeveritar properëndimor të presidentit, Petro Poroshenko, në periudhën e krizës së thellë ekonomike dhe konfliktit të aramtosur në pjesën lindore të këtij vendi.

Zgjedhjet mbahen në të gjitha rajonet e Ukrainës, me përjashtim të atyre lindore, që janë nën kontroll të separatistëve prorusë dhe në Krime, që është aneksuar nga Rusia.

Duket se favorite në këto zgjedhje është partia Solidariteti e Petro Poroshenkos, megjithqë rejtingu i tij ka rënë në 26%, që është gati sa gjysma e atij që e kishte në maj të vitit 2014, kur u zgjodh president.

Në zgjedhje garojnë edhe Partia Opozitare, që në masë të madhe përbëhet nga ish-pjesëtarët e Partisë së Rajoneve të presidentit të dikurshëm, Viktor Yanukovich, dhe Partia Adheu, e Yulia Tymoshenkos, lidere e Revolucionit të Portokalltëprodemokratik në vitin 2004 dhe ish-kryeministre.

XS
SM
MD
LG