Ndërlidhjet

Serbi: Të shtunën arritën 9 mijë migrantë


Pamje e mëparshme e migrantëve duke pritur të regjistrohen në Qendrën e pranimit në Preshevë

Pamje e mëparshme e migrantëve duke pritur të regjistrohen në Qendrën e pranimit në Preshevë

Numri i migrantëve që po hyjnë në Serbi nga Maqedonia dhe Bullgaria po rritet prej ditës në ditë, prandaj sipas vlerësimit të UNHCR-së, dje kanë hyrë afro 9 mijë refugjatë të rinj, prej tyre 40% fëmijë, ndërsa prej Serbisë në Kroaci kanë kaluar afro 7 mijë vetë.

Vetëm në qendrën e pranimit për migrantët nga Lindja e Mesme në Preshevë, dje është shënuar rekord i ri ditor, pasi sipas shënimeve të Ministrisë së brendshme të Serbisë, të shtunën janë regjistruar 7,770 migrantë.

Më së shumi refugjatë ka nga Siria, Iraku, Afganistani dhe Pakistani.

Sipas UNHCR-së, javën e kaluar në Greqi, nëpër det, kanë arritur 62 mijë refugjatë nga Lindja e Mesme, që është numri më i madh javor. Pritet që ata të kalojnë nëpër Maqedoni dhe Serbi, në rrugë për në vendet e zhvilluara të BE-së, ku kërkojnë azil.

XS
SM
MD
LG