Ndërlidhjet

Poloni: Mbahen zgjedhjet parlamentare


Pamje nga votimet e sotme në Poloni
Pamje nga votimet e sotme në Poloni

Në Poloni po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat mund të ndodhë të fitoj një parti konservatore, liderët e së cilës janë skeptikë ndaj integrimit më të afërt në Bashkimin Evropian.

Para zgjedhjeve, Partia për Ligj dhe Drejtësi në opozitë, e udhëhequr nga ish-kryeministri, Jaroslav Kaczynski,dukej favorite me mbështetje prej 30%të votuesve.

Partia udhëheqëse në qeveri, Platfroma Civile, ishte në vendin e dytë me mbështetje prej 20%.

Në mesditë autoritetet zgjedhore thanë se dalja në votime ishte afro 17%, që konsiderohet përfshirje mesatare.

Në këto zgjedhje garohet për 460 vende në Parlament dhe 100 në Senat.

Në Poloni, me 38 milionë banorë, të drejtë vote kanë 30.9 milionë njerëz.

XS
SM
MD
LG