Ndërlidhjet

Ukrainë, Rusi: Fillon ndalesa e fluturimeve ndërmjet dy vendeve


Pamje e një aeroplani të udhëtarëve në aeroportin e Kievit
Pamje e një aeroplani të udhëtarëve në aeroportin e Kievit

Sot ka hyrë në fuqi ndalesa e fluturimeve direkte ndërmjet Ukrainës e Rusisë, që është inicuar si masë e re e Kievit, pasi në momentin e fundit dështuan bisedimet e krizës ndërmjet dy palëve.

Muajin e kaluar Ukraina pat shpallur ndalesën e fluturimeve nga kompanitë ajrore të Rusisë, si shenjë e masave hakmarrëse pas aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë, në mars të vitit të kaluar.

Këtë hap Rusia e ka cilësuar si “çmenduri” dhe tha se do të ndërmerrë masa të njejta.

Dhjetëra mijëra udhëtarë do të preken nga kjo ndalesë, për çdo muaj.

Tash udhëtarët nga këto dy vende janë të detyruar të udhëtojnë nëpër shtetin e tretë ose të përcaktohen për udhëtim me tren, që zgjatë deri në 13 orë.

XS
SM
MD
LG