Ndërlidhjet

Liderët e BE-së dhe Balkanit, dakordohen për krizën e migrantëve


Jean-Claude Juncker.
Jean-Claude Juncker.

Liderët e Eurozonës dhe ata të Ballkanit janë dakorduar në takimin e djeshëm, për një plan 17 pikësh përmes të cilët synohet të menaxhohet fluksi i migrantëve, përmes vendeve të Ballkanit.

Presidenti i BE-së Jean-Claude Juncker ka thënë se plani përfshin edhe krijimin e 100 mijë vendeve të reja në qendrat e regjistrimit të migrantëve, përgjatë rrugës nga Greqia deri në Gjermani.

Juncker ka thënë Agjencia e OKB-së për Refugjatë (UNHCR) do të ndihmojë në krijimin e 50 mijë vendeve në Greqi dhe pjesa tjetër do të krijohet në vendet transitore të Ballkanit.

Juncker ka thënë se të gjithë liderët e Ballkanit janë dakorduar për të ndarë informata rreth valës së migrantëve dhe janë zotuar se nuk do të ndërmarrin vendime të njëanshme.

Agjencia e kufijve të BE-së, Frontex, pritet të bëjë regjistrimin e të migrantëve që hyjnë në kufijtë përmes Maqedonisë dhe Greqisë. Juncker u ka thënë gazetarëve se “politika e pranimit të migrantëve pa regjistrim, duhet të ndalet.”

XS
SM
MD
LG