Ndërlidhjet

logo-print

Arrestohen katër persona për vrasjen e një punëtori italian


Pamje ilustruese.

Pamje ilustruese.

Policia në Bangladesh thotë se kanë arrestuat 4 persona, lidhur me vrasjen e një punëtori italian, i cili është vrarë në shtator, në një sulm që besohet se e kanë kryer militantë të grupit Shtetit Islamik.

Zëdhënësi i policisë në Dhaka, Muntashirul Islam ka thënë se tre nga personat e arrestuar, akuzohen për përfshirje në vrasjen e italianit Cesare Tavella.

Nuk dihet ende cili është motivi për arrestimin e personit të katërt.

Cesare Tavella 50 vjeçar, është vrarë në fund të shtatorit në Dhaka, në zonën diplomatike.

Vrasje e tij është një prej vrasjeve serike të deklaruara së fundmi nga militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

XS
SM
MD
LG