Ndërlidhjet

logo-print

Policia turke përplaset me të dyshuar të IS-it


Foto arkivi.

Foto arkivi.

Së paku dy policë janë vrarë gjatë një përplasjeje me disa militantë të dyshuar të të ashtuquajturit Shteti Islamik (IS) në Turqi.

Pesë persona të dyshuar si militantë janë vrarë gjatë përleshjeve që kanë ndodhur në juglindje të qytetit Diyarbakir.

Autoritetet turke kanë thënë se militantët ishin të përfshirë në sulmet që ndodhën më 10 tetor në Ankara, gjatë një proteste pro-kurde, ku humbën jetën më shumë se 100 persona.

Me herët presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka fajësuar shërbimin inteligjent të Sirisë dhe militantët kurdë për sulmin në Ankara, duke thënë se ata bashkëpunojnë më militantët e IS-it.

XS
SM
MD
LG