Ndërlidhjet

Siri: Kryengritësit refuzojnë ndihmën e Rusisë


Kryengritësit e Armatës së Lirë Siriane.
Foto arkivi.
Kryengritësit e Armatës së Lirë Siriane. Foto arkivi.

Kryengritësit e Armatës së Lirë Siriane (FSA) kanë refuzuar ofertën e Rusisë, për mbështetje ushtarake, raporton BBC.

Zëdhënësi i FSA-së, ka thënë se ata nuk mund t’i besojnë Moskës dhe për këtë nuk kanë pranuar ndihmën e tyre.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë dje se Rusia është e gatshme t’i ndihmojë grupet kryengritëse siriane, për të sulmuar militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Rusia e cila është aleate e qeverisë në Siri, është duke zhvilluar atje sulme ajrore që nga muaji i kaluar.

Rusia ka deklaruar se sulmet e saj në shumicën e rasteve kanë goditur caqet e militantëve islamikë, por vendet perëndimore kanë deklaruar se ato kanë goditur fraksionet e FSA-së, që mbështeten nga këto vende dhe shtete të Gjirit Persik.

XS
SM
MD
LG