Ndërlidhjet

Biden: Nuk kandidova sepse nuk kam mundur të fitoj


Joe Biden
Joe Biden

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, thotë se ka vendosur që të mos garoj për president në vitin 2016, pasi “nuk do të mund të fitonte”.

Mëtutje, gjatë intervistës së mbrëmshme në programin 60 Minuta të Televizionit të Shteteve të Bashkuara, zoti Biden theksoi:

“Do të jem tejet i hapur. Nëse kisha menduar se ne mund ta bëjmë së bashku fushatën, të cilën mbështetësit tonë e meritojnë dhe kontribuesit tonë e meritojnë, atëherë këtë do ta bëja”.

Zoti Biden, në këtë intervistë, po ashtu, i ka hedhur poshtë sugjerimet se deklarata e tij për të mos garuar, e bërë në Shtëpinë e Bardhë më 21 tetor, përfshinte kritikë për kandidaten udhëheqëse të Partisë Demokratike, Hillary Rodham Clinton, njëherësh ish-sekretare e shtetit.

Biden tha se së bashku me zonjën Clinton “kanë kaluar rrugë të njejtë” dhe se ai nuk do të futej në garë vetëm në përpjekje për ta ndalur atë nga fitorja.

XS
SM
MD
LG