Ndërlidhjet

OBSH: Salsiçet dhe proshuta janë klasifikuar si kancerogjene


Ilustrim
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ushqimi me mish të përpunuar, siç janë salsiçet dhe proshuta, mund të shkaktojë kancer të zorrës së trashë.

Mëtutje, OBSH ka shpallur sot se ushqimi me mish të kuq në përgjithësi “me gjasë” shkakton sëmundje të njejtë.

Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime të Kancerit, me seli në Paris, që është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ka raportuar se mishi i përpunuar do të vendoset në “listën e grupit 1”, ku tashmë përfshihen kancerogjenet, siç janë cigaret, azbesti dhe tymi i naftës.

Mishi i kuq, ku përfshihet ai i lopës, i qengjit dhe i derrit, është vendosur në grupin 2B si kancerogjen “i mundshëm”.

Ky klasifikim reflekton faktin se ka “dëshmi të kufizuara” se mishi i kuq e shkakton kancerin.

Ky raport ishte i bazuar në një material, ku janë shqyrtuar më se 800 studime për lidhjet ndërmjet ushqimit me mish dhe kancerit.

XS
SM
MD
LG