Ndërlidhjet

Afganistan, Pakistan: Nga tërmeti – dhjetëra të vrarë


Pamje e pasojave të tërmetit të sotëm në Afganistan
Pamje e pasojave të tërmetit të sotëm në Afganistan

Një tërmet i fuqishëm me intensitet 7.5 shkallë e ka goditur sot rajonin Hindu Kush në Afganistan dhe është ndjerë në pjesën më të madhe të Azisë Jugore.

Tërmeti ka zgjatur së paku një minutë dhe i ka lëkundur ndërtesat në Kabul, Islamabad dhe Nju Delhi, duke i detyruar njerëzit të dalin në rrugë.

Zyrtarët thonë se së paku 17 vetë janë vrarë në Afganistan, përfshirë edhe 12 vajza, që vdiqën nga paniku në një shkollë në qytetin Taloqan.

Korrespondentët e Radios Evropa e Lirë në Pakistan kanë raportuar se në qytetin Peshavar dhe vendbanimet e afërta, janë shkatërruar ndërtesat, me ç’rast janë vrarë 13 vetë, ndërsa 70 persona kanë kërkuar ndihmë në spitale.

XS
SM
MD
LG