Ndërlidhjet

Afganistan: Talibanët e vranë vajzën, të fejuarin e rrahën


Një gjyqtar afgan duke e rrahur një grua para masës së njerëzve në provincën Ghor

Një gjyqtar afgan duke e rrahur një grua para masës së njerëzve në provincën Ghor

Zyrtarët në Afganistan thonë se talibanët e kanë vrarë me hedhje të gurëve një vajzë 19 vjeçare, në qytetin Firoz-Koh, në provincën Ghor.

Zyrtari lokal i policisë, Zaman Azimi i tha sot Radios Evropa e Lirë, programi për Afganistanin, se vajza me emrin Rokhshana, ishte vrarë dje. I fejuari i saj, 25 vjeçari Mohammad Gal, raportohet se ishte rrahur me litarë.

Konsiderohet se djali dhe vajza se ishin larguar nga familjet e tyre duke kërkuar vend për martesë.

Udhëheqësja e OJQ-së Çështjet e Grave, në provincën Ghor, Masooma Anwari, ka shprehur shqetësim të madh për gjendjen e femrave në këtë rajon.

Sipas saj, jokompetenca e qeverisë lokale e ka hapur rrugën për incidente të tilla.

XS
SM
MD
LG