Ndërlidhjet

Bangladesh: Katër të arrestuar lidhur me vrasjen e kryer nga IS-i


Policia në vendin e vrasjes së shtetasit italian më 28 shtator në Daka

Policia në vendin e vrasjes së shtetasit italian më 28 shtator në Daka

Policia në Bangladesh tha sot se i ka arrestuar katër vetë lidhur me vrasjen e një punëtori humanitar italian, i cili ishte vrarë me armë zjarri, gjatë një sulmi në muajin shtator, për të cilin përgjegjësinë e kishin marrë militantët e Shtetit Islamik (IS).

Një zëdhënës i policisë tha se tre të arrestuar janë akuzuar me përfshirje direkte në vrasje të shtetasit italian, Cesare Tavella.

Mbetet e paqartë se çfarë roli ka pasur i arrestuari i katërt.

Cesare Tavella, 50 vjeçar, ishte vrarë më 28 shtator të këtij viti, afër zonës diplomatike në kryeqytetin Daka.

XS
SM
MD
LG