Ndërlidhjet

BE: Shqetësim për rrugën e re të mundshme të migrantëve


Pamje e migrantëve në një anije
Pamje e migrantëve në një anije

Bashkimi Evropian është i shqetësuar se kontrabandistët e migrantëve do ta hapin një rrugë të re detare nga Shqipëria në Itali, nëse kufijtë tokësor në Ballkan mbyllen, kanë thënë mbrëmë zyrtarët e BE-së.

“Ka rrezik që rruga nëpër Shqipëri dhe Itali mund të shndërrohet në drejtim të ri në dimër”, i tha agjencisë Reuters një zyrtar i lartë i BE-së.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në mbledhjen e mbrëmshme të organizuar nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ku është arritur marrëveshje për një plan 17 pikësh i BE-së, për ballafaqim me numrin e madh të migrantëve që po hyjnë në Evropë.

XS
SM
MD
LG