Ndërlidhjet

Kroaci: Kërkohet ndihmë për migrantët nga BE-ja


MIgrantët përpiqen të kalojnë nga Serbia në Kroaci
MIgrantët përpiqen të kalojnë nga Serbia në Kroaci

Kroacia sot ka kërkaur nga Bashkimi Evropian ndihmë materiale, kryesisht krevatë dhe tenda, për tu marrë me rritjen e refugjatëve dhe azilkërkuesve, që kalojnë nëpër këtë vend me qëllim që të arrijnë në shtetet e Evropës Perëndimore.

Evropa po ballafaqohet me lëvizjen më të madhe të popullatës prej Luftës së Dytë Borëtore, pasi afro 700 mijë migrantë dhe azilkërkues, shumica prej tyre nga Siria e shkatërruar nga lufta, kanë arritur këtë vit.

Komisioni Evropian sot ka njoftuar se Kroacia e ka aktivizuar të ashtuquajturin mekanizmin e mbrojtjes civile të BE-së, i cili është krijuar për vendet anëtare dhe disa shtete joanëtare për të kërkuar ndihmë jofinanciare lidhur me krizën e migrantëve.

“Kroacia ka kërkuar mbështetje materiale, siç janë tendat dimërore, krevatat, batanijet, dyshekët dhe pajisje sanitare”, ka kumtuar Komisioni Evropian.

XS
SM
MD
LG